Medi
LAJME

OVL UÇK pret në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë Sabri Tunç Angılı


Gjatë ditës së sotme, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, shkruan Mitropol.

Gjatë këtij takimi është pranuar personalisht nga ambasadori letra e OVL UÇK-së drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, z.Hakan Fidan, në lidhje me avokimin e tyre lidhur me shqetësimet për Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin e OVL UÇK-së, gjithashtu theksohet se ky hap do të përfaqësojë një angazhim të drejtpërdrejtë për përcjelljen e shqetësimeve të tyre në instancat më të larta shtetërore të Turqisë.

Weelnes