Aurora Group
LAJME

OVL-UÇK shpalos sot detajet e protestës së nesërme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë



Sot me fillim nga ora 11:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë konferencë për media, shkruan Mitropol.

Gjatë kësaj konference, do të jepen detaje lidhur me përgatitjet për protestën e 7 gushtit.

Të enjten me fillim nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale.

Protesta e fundit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ishte zhvilluar nën organizimin e platformës “Liria ka emër” në prill 2023 në Prishtinë, në të cilën kishin marrë pjesë mijëra qytetarë që dolën në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Koha