Premium Store
02KOSOVËLAJME

PA AUTORIZIMIN E PARTISË: Xhafer Tahiri i LDK-së nënshkruan marrëveshje koalicioni me VV-në në Vushtrri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot nënshkroi marrëveshje për koalicion me kandidatin e VV-së për Kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholli, i cili do të përballet në balotazh më 9 nëntor, me Ferit Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Siç merr vesh Mitropol, marrëveshja është nënshkruar sot nga kandidati i VV-së për Kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, dhe ai i LDK-së, Xhafer Tahiri, por ky i fundit nënshkroi pa autorizimin e partisë,

SultanDoner

Ky sipas një mesazhi që siguroi “Mitropol” është një vendim personal i Tahirit dhe jo i degës së LDK-së, pasi që nga LDK kanë thënë se “Kryesia Qendrore e nuk e ka autorizuar dhe nuk e autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve zgjedhore”.

“Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas statutit të LDK-së”, kanë theksuar nga LDK.

Në balotazhin e 9 nëntorit, Meholli i VV-së do të garojë me Ferit Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më 12 tetor, Idrizi mori 45.33 për qind, apo 13 mijë e 672 vota, ndërsa Meholli 30.77 për qind, apo 9 mijë e 281 vota. Tahiri u rendit i treti me 19.81 për qind, apo 6 mijë e 976 vota.

Active 1