Premium Store
02LAJME

Paci që sot u propozua për drejtor të Arsimit në Vushtrri dikur bënte vallëzim duet me kryetarin Ferit Idrizi

Mësimdhënësi i gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Lulzim Paci, tashmë i njohur në tërë Kosovën pasi u bë viral muaj më parë me vallëzimet e tij në TikTok është rikthyer sërish në temë diskutimi, shkruan “Mitropol”.

Kësaj radhe ai është propozuar për t’u zgjedhur drejtor në Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Vushtrrisë nga asambleisti i PDK-së, Ilmi Azemi.

Dukato 1

Azemi ka thënë se Paci, përveç përgatitjes, përvojës dhe eksperiencës që posedon, mrekullueshëm do të krijoj duetin kryetar (çifteli) dhe drejtor (vallëtar profesionist).

E në kohën kur ishte bërë viral dhe pasi ishte shprehur emocionalisht në një emision televiziv për komentet negative ndaj tij, Paci ishte pritur në shenjë nderimi në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizit.

Madje, të dy kishin vallëzuar së bashku në zyren e Idrizit, e kryeatri i komunës nuk e kishte kursyer as këngën.

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi këndon, ndërsa profesori Lulzim Paci vallëzon

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi këndon, ndërsa profesori Lulzim Paci vallëzon

Video e plotë: https://youtu.be/Lf9ihi2H0c4

Posted by T7 on Tuesday, February 1, 2022

Kujtojmë se pozita e drejtorit të Arsimit, pasi ish-drejtoresha Miradije Maloku dha dorëheqje nga kjo pozitë./Mitropol/

Active 1