LAJME

Pak para ndalimit të dinarit, serbët të shqetësuar se si do t’i marrin pensionet e pagat nga Serbia

Pak para ndalimit të dinarit, serbët të shqetësuar se si do t’i marrin pensionet e pagat nga Serbia

Ndalimi i përdorimit të dinarit të Serbisë nga Banka Qendrore e Kosovës i ka shqetësuar serbët që jetojnë në Kosovë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Disa qytetarë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me pensionet, pagat, shtesat për fëmijë, si dhe përfitimet e tjera që i marrin nga shteti i Serbisë.

Derisa ata e kanë këtë shqetësim, Banka Qendrore e Kosovës siguron se nuk po e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në valutën euro në bankat e licencuara në Kosovë.