Aurora Group
02LAJME

Pak para zgjedhjeve të brendshme, Safet Kamberi çon selam nga takimi me Lumir Abdixhikun

 

Kryetari aktual i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka takuar sot kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Lipjanit nga kjo parti, Imri Ahmetin.

Premium Store

Nga ky takim, Kamberi ka publikuar një fotografi ku shihen duke buzëqeshur, përcjellur me një shënim ku thuhet se “LDK po kthehet në ditët e lavdisë”.

Mirëpo, ndonëse dega e tij u çua në zgjedhje të brendshme për shkak të humbjes, Kamberi ka thënë se po punon në rikthimin e partisë.

“Të buzëqeshur, në shtëpinë tonë politike e cila po transformohet në një subjekt rreth së cilit përbashkohen njerëzit që besojnë në kauzat e saj. Ajo është destinacioni i vetëm i njerëzve që e duan Kosovën një vend normal. Rikthimi në ditët e lavdisë po ndodh, pa fjalë, me punë”, ka shkruar ai.

Weelnes