Pamje nga droni e kolonave të stërgjatura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Ka kaluar në rutinë pritja në kolonë për qytetarët mitrovicas e vushtrrias apo për udhëtarët e atij segmenti rrugor, në magjistalen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht fshati Stanoc në Komunën e Vushtrrisë.
Kolonat në këtë pjesë të rrugës nuk kanë munguar as gjatë disa muajve më parë, por që përsëri janë rikthyer kolonat në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Pamjet me dron nga kolona që po bëhet pothuajse çdo ditë në këtë pjesë të rrugës, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:








