Pamje të rënda të gazetarit që u vra nga sulmet ruse

Gazetari i New York Times, Brent Renaud, 51 vjeç, është vrarë sot nga sulmet ruse. Kështu ka njoftuar kreu i policisë së rajonit të Kievit.
Gazetari fitues i çmimeve, Brent Renaud, 51 vjeç, u qëllua kur forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpin.
Mediat e huaja kanë publikuar fotografi të të ndjerit, i cili shihet që me vete kishte kartën që e identifikon se ai është gazetar.



Një tjetër gazetar me të në atë kohë është dërguar në spital për trajtim pas sulmit.








