Aurora Group
LAJME

Panduri: Gruaja dhe djali i gjyqtarit Laban punojnë në institucione paralele serbe


  1. Gazetari dhe moderatori i njohur, Ermal Panduri ka sjellur disa detaje ekskluzive në lidhje me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, në emisionin e tij “Debat Plus”, shkruan Mitropol.

    Sipas Pandurit, bashkëshortja e Labanit, Radoica, punon si një bibliotekiste në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë që prej vitit 2020, ndërsa djali i tij, Aleksandar punon si një jurist që nga viti 2023 në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit, ndërsa djali tjetër, Arso, është i punësuar në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës.

    “Nëse gjyqtari Laban përbën realisht rrezik për sigurinë kombëtare, apo nëse kemi të bëjmë vetëm me deklarata te kushtëzuara nga zhvillimet politike e juridike të momentit, mbetet të shihet në ditët në vijim”, është shprehur tutje ai.
Koha