
Qytetarët mitrovicas që ndodhen në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë ndodhen në panik të madh pas zhvillimeve në luftën Rusi-Ukrainë.
Në një video dërguar në redaksi të “Mitropol” shihet se si në raftet e njërit nga marketet në Mitrovicë janë boshatisur thasët e miellit.
Ky panik tek qytetarët është krijuar nga frika e rritjes së çmimit të miellit.
Kjo pasi rreth 35% e sasisë si miellit në botë eksportohej nga Rusia dhe Ukraina, si dy shtetet me prodhimin më të madh të grurit në botë.
Kujtojmë se çmimi i bukës dhe prodhimeve të brumit në Kosovë u rritën muajin e kaluar.
GJENI VIDEON E GJENDJES SË MARKETIT MË POSHTË:








