Pantina: Armend Muja ia servoi në pijatë një argument propagandues Vuçiqit

Ish-deputetja Shqipe Pantina, ka dalur me një reagim pas shkrimit të deputetit Armend Mujës, i cili kishte deklaruar se ka disa emra të cilët vlerëson se duhet arrestuar pasi që të njejtit janë të përfshirë në grupe kriminale, shkruan Mitropol.
Pantina në profilin e saj ka thënë se Muja duke u munduar të tregohet polic hetues po i ofron presidentit të Serbisë argumente propaganduese.
”Shembull tipik se si sillet ujku ne torishte”, ka shkruar Pantina.
Postimi i plotë:
“Deputeti Muja ne rolin e policit hetues paska publikuar nje liste te organizatave kriinale qe sipas tij operojne ne veri. Ky ja servon ne pjate edhe nje argument propagandes qe tashme po perdor Presidenti serb kunder instutucioneve te Kosoves. Shembull tipik se si “sillet ujku ne torishte”, ka shkruar Pantina.








