Active 2
KOSOVËLAJME

Paralajmërohet kthimi i Orës Policore

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të sallave të dasmave, Driton Hoti u ftuan sot në takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi dhe të njëjtat do vlejnë deri më 13 shtator, njofton Klankosova.tv.

Dukato 1

Këto janë disa nga masat që do të mirren:

  • Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
  • Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
  • Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
  • Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
  • Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
  • Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

”Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti’, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Active 1