Dukato 2
LAJME

Paralajmëron ambasadori britanik: Duhet marrëveshje para skadencës së nesërme, përndryshe vendi hyn në pasiguri


Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për partitë politike që të gjejnë një zgjidhje për bllokadën politike para se të skadojë afati i Gjykatës Kushtetuese të shtunën, shkruan Mitropol.

Ai ka thënë se nëse s’do të gjendet një zgjidhje deri nesër, Kosova hyn në një territor të panjohur.

Kujtojmë se sot ka dështuar edhe seanca e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nesër pritet të mbahet seanca e radhës.

“Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve” ka shkruar ndër të tjera Hargreaves.

Dukato 1