
Në Vushtrri që nga dita e djeshme ka nisur festivali i çajit, shkruan Mitropol.
Ky festival, që tashmë është bërë tradit ka mbledhur në natën e parë një numër të madh të vushtrriasve, të cilët dolën për ta shijuar çajin në sheshin e Vushtrrisë.
Organizatorët e këtij festivali, organizata “Power of Mind”, ka njoftuar se të hollat që do të mblidhen nga shitja e çajit në këtë festival do të përdoren për bamirësi.
Ata kanë theksuar se mjetet e mbledhura do të përdoren për mbledhjen e mjeteve didaktike dhe teknologjike për fëmijët me nevoja të veçanta, të klasës së bashkangjitur në shkollën “Ali Kelmendi”, në Vushtrri. /Mitropol/







