Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Pas aksidentit në trafik, dy burra rrahin një burrë dhe nënën e tij, ia bëjnë nënën për spital

Një aksident i ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Fadil Deliqi” ka përfunduar me pasoja të rënda për një grua, pas një episodi të dhunës nga dy burra, njofton Mitropol.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:16. Fillimisht, dy të dyshuarit u përfshinë në një incident trafiku ku viktimë u bë një burrë, i cili u sulmua fizikisht nga të njëjtit. Përveç këtij rasti, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit goditën edhe nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Viktima grua u transportua urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Active 1

Policia e Mitrovicës reagoi shpejt, duke arrestuar dy të dyshuarit në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet për të përcaktuar plotësisht shkallën e përgjegjësisë dhe rrethanat e aksidentit./Mitropol/

Dukato 1