Aurora Group
02LAJME

Pas daljes së kanalit nga shtrati në Bair, reagojnë nga Drejtoria e Shpëtimit dhe situata kthehet nën kontroll

 

Gjatë ditës së sotme uji i kanalit në lagjen Ferki Aliu në Bair doli nga shtrati i vet, shkruan Mitropol.

Premium Store

Qytetarët e njoftuan problemin përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.

I menjëhershëm ishte reagimi i drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni.

Ai doli personalisht në teren për ta shikuar situatën dhe pastaj mori masa për parandalimin e rrezikut dhe kthimin e situatës nën kontroll.

Ekipet adekuate kanë dalur në teren dhe po merren me rastin në fjalë, ndërsa këtë e ka njoftuar drejtori Maxhuni përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

📌📍…kur, bazuar mbi informacionin e marrur nga qytetarë në orët e vona dhe daljes në vend ngjarje për ta vlersuar gjendjen e rrezikut nga dalja e kanalit në rrugën Ferki Aliu-Bair edhe pse ishin përballur më heret për menjanimin e problemit, tani ne jemi në largimin e pengesave në kanal dhe hapjen e depërtimit të ujit në shtartin e vet dhe kalimi i lehtë pa pengesa i banorëve në këtë pjesë të rrugës,

…📍si shpjegohet kjo!
Ja si shpjegohet nga ky lajm i orës së fundit:

🔊 Komuna e Mitrovicës gjegjësisht DMSH-ja njofton të gjithë banorët e Mitrovicës se do të jemi afër jush, në shërbim të juajin në çdo kohë dhe në çdo moment me të vetmin qëllim që ju banorë shumë të repektuar të ndjeheni të sigurt dhe të keni një lëvizje ashtu siç ju e meritoni.📢

Çdo herë në shërbimin e juaj!

B.M

Premium Store