Pas Fadil Nurës dhe Sami Lushtakut, drejtoresha e Policisë për rajonin e Mitrovicës e viziton edhe Ferit Idrizin

Drejtoresha e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci, ka zhvilluar një takim njoftues me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Mitropol.
Mikullovci, këtë takim e zhvilloi sot, ndërsa disa ditë më parë ajo vizitoi edhe kryetarin e Skënderajt, Fadil Nurën.
Në takim u dakorduan që siguria e qytetarëve të jetë në rend të parë. /Mitropol/








