Aurora Group
02LAJME

Pas humbjes së zgjedhjeve Agim Bahtiri thotë se do shkoj në Holandë

Kryetari i deritanishëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri e dorëzoi sot mandatin e të parit të qytetit tek kryetari i ri, Bedri Hamza.

Pasi e kreu ceremoninë e dorëzimit, përmes një statusi në Facebook, Bahtiri lajmëroi se do kthehet në Holandë tek familja e tij, shkruan Mitropol.

Premium Store

Mirëpo, pas pushimit atje Bahtiri u zotua se do vazhdoj të kontribuojë për qytetin e tij, Mitrovicën.

“Pas një pushimi tek familja ime larg së cilës jetoj tash e 8 vite, unë do të vazhdoj të kontribuoj me përkushtim për qytetin tim”, shkroi Bahtiri.

Mes tjerash Bahtiri tha se kishte nderin dhe kënaqësinë, t’iu shërbejë mitrovicasve me përkushtrim për 8 vite, gjatë të cilave thotë se ka bërë shumë punë të mira për qytetin tonë.

“Mitrovica është qyteti më specifik në Kosovë, veçanërisht për shkak të aspektit politik. Prandaj kryetari i Mitrovicës ka pas dhe ka përgjegjësi shumë më të mëdha, se sa kryetarët e komunave tjera. Për shkak të natyrës specifike të qytetit, kryetari i ri do ta ketë mbështetjen time për aq sa mundem në secilën punë të mirë për Mitrovicën, sikurse që i ftoj edhe anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallim partie dhe qytetarët që ta mbështesin kryetarin Hamza në secilën punë që shkon të mirë të komunës tonë”, shkroi Bahtiri në Facebook./Mitropol/

Koha