Pas mbajtjes 24 orë nga Serbia në Merdarë, Trajkoviqit i keqësohet gjendja dhe dërgohet në spital

Këshilltarja e ministrit në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq është dërguar me në sptital pasi i është përketqësuar shëndeti.
Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Trajkoviqit në rrjetin social Twitter, ku shkruhej “Mami sapo është transferuar me ambulancë në Prokuple (Serbi), pasi shëndeti i saj është përkeqësuar papritur”.
Sipas vajzës së saj ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë, raporton Zeri.info.
“Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të përditësuar për statusin e saj”, shkroi vajza e saj.
Kujtojmë se Rada Trajkoviq është ndaluar dje nga policia serbe në vendkalimin kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në Serbi. /Zëri








