Dukato 2
02

Pas mbi 40 vitesh kontribut në Trepçë, pensionohet Gëzim Alushi

Zyrtari i Njësisë Biznesore Metalurgjia e Zinkut në Trepça Sh.A., Gëzim Alushi, sot ka përmbyllur me dinjitet karrierën e tij duke u pensionuar në moshën 65-vjeçare, shkruan Mitropol.

Alushi ishte pjesë e pandashme e kësaj ndërmarrjeje që nga viti 1981, ku për më shumë se katër dekada ka shërbyer me përkushtim të lartë si Përgjegjës për Personelin.

Weelnes

Profesionalizmi, përvoja dhe korrektësia e tij kanë qenë gjithmonë vlera të çmuara për punëtorët dhe institucionin.

Përveç angazhimit të tij të gjatë në Trepça Sh.A., Gëzim Alushi ka ushtruar edhe veprimtari aktive politike. Ai ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e komunitetit, duke u zgjedhur për dy mandate radhazi këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Roli i tij në jetën publike është vlerësuar për përkushtimin, integritetin dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj interesit të qytetarëve.

Pensionimi i Alushit shënon përfundimin e një periudhe të gjatë pune të palodhur dhe fillimin e një kapitulli të ri të jetës./Mitropol/

Premium Store