Active 2
02SPORT

Pas një kohe të gjatë Trepça sërish me një lojtar boshnjak, këta ishin boshnjakët tjerë në ekip

Pas një kohe të gjatë, KB Trepça do të ketë sërish një lojtar boshnjak në skuadër: Adnan Arslanagiq.

Ky nuk është një rast i vetëm, pasi shumë basketbollistë boshnjakë kanë zhvilluar karriera me sukses te Trepça.

Premium Store

Nga vitet 2000 deri në 2012, klubi ishte një pikë referimi për basketbollistët boshnjakë.

Rreth dhjetë lojtarë nga Bosnja dhe Hercegovina kanë qenë pjesë e skuadrës në këtë periudhë. Përveç trajnerit aktual, Adis Bećiragić, Trepça ka pasur edhe një trajner tjetër boshnjak në krye të ekipit në vitin 2002, Senad Spužanin.

Lista e basketbollistëve boshnjakë që kanë luajtur për Trepçën:

Melvin Haskić, Fikret Hanxhiq, Nexhat Spahiq, Narcis Begovac, Amir Delaliq, Senad Deliq, Jasenko Elezović, Mladen Varga, Edin Nurkanović, Dinko Pelto, Emir Zimic, Adnan Arslanagiq./Sporti Mitrovicas/

Active