Medi
02LAJMESHNETA

Pas raportimeve të Mitropol rregullohet agregati në Spitalin e Mitrovicës – operimet po zhvillohen normalisht

Spitali i Mitrovicës ka pasur vështirësi në aspektin teknik për realizimin e operimeve si pasojë e mungesës së agregatit funksional.

“Mitropol” kishte raportuar ekskluzivisht për problemin me agregat pas ankesave që kishte pranuar nga pacientët.

Weelnes

E pas më shumë se një muaji gjeneratori për bllokun operativ të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë është rregulluar përfundimisht.

Drejtori i këtij institucioni, Gzim Berisha, ka pohuar se problemi ishte zgjidhur që nga e premtja pasdite.

Si rrjedhojë e mungesës së rrymës statike, pacientët po referoheshin për trajtim në QKUK./Mitropol/

Premium Store