Aurora Group
02LAJME

Pas raportimit të MITROPOL, pastrohet lumi Tërstena në Vushtrri

 

Ditë më parë portali Mitropol kishte siguruar një numër të madh të fotografive të cilat pasqyronin gjendjen katastrofale të lumit Tërstena në Vushtrri, e që nga qytetarët njihet edhe si lumi Reka.

Medi

Sot, disa ditë më vonë, qytetarët vushtrrias përmes disa fotografive tregojnë se tashmë lumi Tërstena është pastruar nga mbeturinat e shumta që gjindeshin në të.

Banorët tregojnë se lumi është pastruar nga institucionet përgjegjëse dhe në të njejtën kohë kërkojnë që të mbahet pastërtia e lumit.

MITROPOL është dhe do të mbetet adresa kryesore për raportimin e problemeve të qytetarëve të rajonit të Mitrovicës. Vazhdoni të raportoni në MITROPOL. /Mitropol/

Weelnes