Pas rirregullimit nga shembja, asfalti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka filluar të çahet sërish

Ende pa u bërë një vit nga përurimi, një pjesë e asfaltit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë ishte shembur dy vite më parë, saktësisht më 31 dhjetor 2020 gjendje kjo e cila kishte vazhduar të mbetej e njejtë për një kohë të gjatë.
Shembja që shihet edhe në fotografinë e mëposhtme dukej se kishte ndodhur nga ndonjë tërmet por kjo pjesë ishte shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private.
Por, pak kohë pasi u rirregullua, asfalti ka filluar të dëmtohet sërish. Siç bëjnë të ditur lexues të “Mitropol”, rruga pranë segmentit në Mazgit ka pësuar çarje të sërishme.
Shoferët dhe udhëtarët janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e asfaltit, duke thënë se nuk ndjehen të sigurt gjatë vozitjeve pranë kësaj pjese të rrugës.
Ata kanë kërkuar nga institucionet angazhim në parandalimin e një shembjeje të sërishme./Mitropol/








