Aurora Group
LAJME

Pas takimit me Putinin, Trump e përmend sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë


Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin ka përmendur sërish se ka pasur rol në ndalimin e disa konflikteve, përfshirë edhe atë në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Mitropol.

Ai ka thënë se disa herë tashmë se ka ndaluar një konflikt në Kosovë së fundi, e se ka shpëtuar shumë jetë me këtë veprim.

“Ndalëm diçka që ishte gati të niste”, pati thënë ai më 8 gusht për konfliktin e pretenduar Kosovë-Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në korrik pati pohuar deklarimet e Trumpit duke thënë se në fund të majit këtë vit ndaj Kosovës janë kryer veprime me tendencë përshkallëzuese nga Serbia.

Pellini