LAJME

Pasi qeveria e përjashtoi komunën e Skënderajt, Epopeja e UÇK-së sivjet shënohet me dy agjenda

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për çdo vjet në Kosovë. Zakonisht, ky organizim shërbente edhe për unifikimin e institucioneve, në hartimin e një agjende sa më të denjë. Por, kështu nuk ndodhi sivjet.

Pasi komuna e Skënderajt njoftoi se Qeveria e ka përjashtuar nga organizimi i ngjarjeve të Epopesë, këtë vit ky aktivitet do të shënohet me dy agjenda të ndryshme. Një nga qeveria, një nga komuna.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Se ishin përjashtuar nga organizimi për herën e parë e kishte bërë të ditur komuna e Skënderajt në rrjete sociale.

“Me keqardhje njoftojmë qytetarët dhe opinionin publik se është hera e parë që Komuna e Skenderajt përjashtohet nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet me 5, 6 dhe 7 Mars, me aktivitete të ndryshme në Prekaz dhe në qytetin e Skenderajt, pra në territorin administrativ të komunës së Skenderajt”, thuhej në njoftim.

May be an image of text

“Përkundër kësaj, Komuna e Skenderajt do të vazhdojë që këtë ngjarje ta shënojë me aktivitete të shumta sipas agjendës zyrtare, e cila do të publikohet të premten në faqen zyrtare të Komunës, në rrjete sociale dhe në media”,përfundonte postimi.

Kështu edhe ndodhi. Komuna e Skënderajt qysh dje filloi me aktivitete për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

“Ka filluar edhe zyrtarisht shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve me 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kësisoj, sot në orët e paradites ka filluar turniri në ping-pong, ku kanë marrë pjesë ekipe nga mbarë Kosova, duke e nderuar kështu figurën e komandantit Adem Jashari, në përvjetorin e luftës së Jasharëve”, ka shkruar komuna në rrjete sociale.

Por, Xhavit Jashari, Kryetar në shoqatën e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se asnjëherë asnjë letër, ftesë apo ndonjë kontakt nuk ka ardhur në adresë të Organizatave të dala nga lufta, që të bëhen pjesë e këtij këshilli.

Ai në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Qeveria me dashja ka bërë injorimin e tyre.

Ditë më parë qeveria kishte njoftuar për agjendën e tyre, ku nuk bënte pjesë komuna e Skënderajt.

Më 5 mars në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë solemne. Po në atë orë edhe kuvendet komunale do të kenë seanca. Ndërkaq në ora 12:00, do të zhvillohet rreshtimi i kuadrave të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Më 6 mars, të gjitha shkollat orën e parë do t’ia kushtojnë kësaj ngjarjeje të Epopesë së UÇK-së. Po atë ditë në ora 10:00, do të bëhen homazhe në Memoralin ‘Adem Jashari në Prekaz”. Pastaj edhe përfaqësuesit e komunave do të shkojnë për homazhe dhe në ora 17:00 do të ketë akademi përkujtimore.

Më 7 mars, në ora 18:00 do të jetë ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës. Në ora 18:00 është nata zjarreve. Në ora 19:00 programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

Në anën tjetër, agjenda e komunës është si në vijim:

May be an image of text