LAJME

Pavarësimi financiar i serbëve nga Beogradi “zgjidhja e vetme” – Biserko rreth bojkotit të referendumit në veri

S’është punë e të mos pasurit vullnet sa është punë e të mos pasurit çare.

Kështu përkthehet krejt bojkoti i serbëve ndaj referendumit për shkarkim të kryetarëve në veri si refuzim i thirrjes së autoriteteve kosovare dhe qëndrim në anën e linjës së diktuar nga Beogradi.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

Ky është edhe leximi i aktivistes së mirënjohur serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko.

Në një bisedë me Nacionalen rreth bojkotit – çfarë është thënë nga autoritetet kosovare për bojkotit dhe çfarë është thënë nga pala politike serbe për bojkotin – Biserko i sheh serbët nën dirigjimin e Beogradit mbi kushtëzimin financiar të jetesës së tyre.

“Është fatkeqe”, thotë qysh në fillim Biserko rreth bojkotit, ndërsa arsyet i sheh krejt ndryshe nga qeveria kosovare që e jep “mosvullnet për shkarkim të kryetarëve shqiptarë” dhe ato të Listës Serbe dhe Beogradit që variojnë në çkah-mos.

Beogradi ka dorën e parë të kontrollit mbi serbët e veriut; anipse vetë ata janë tejet të pakënaqur me Beogradin, serbët mbetet tejet të varur prej tyre financiarisht, në veçanti ata që punojnë në institucionet arsimore, shëndetësore e të tjera”.

Zgjidhja e vetme – na thotë Biserko, ndonëse vështirë e arritshme – është pavarësimi financiar i serbëve nga dora-kushtëzuese e Beogradit.

Që Kosova, ndërkombëtarët, ShBA, BE dhe OSBE-ja të dalin me një program që do të hapte perspektiva për serbët në veri, përfshirë zgjidhje financiare që i bën më të pavarur nga Beogradi dhe presioni i tyre mbi ta”.

Gjendja ekonomike e serbëve, konstaton Biserko, “është e rëndë”; andaj edhe “duhet imagjinatë në gjetjen e kësaj qasjeje të re dhe poashtu të stabilizohet gjendja e tyre ekonomike”.

Në argumentimin e saj ajo e ka të qartë se me këso liderësh kriminal si Milan Radojçiqi, tabloja e integrimit në jetën institucionale dhe shoqërore kosovare është vështirë e paramendueshme, teksa shpreson në daljen në pah të akterëve – ajo e merr shembull Oliver Ivanoviqin – të integrimit brenda Republikës së Kosovës.

Duhet të ketë vëmendje për veriun dhe serbët aty, sepse përnjëmend kanë nevojë për mbështetje”, thotë Biserko.

Sa i përket Presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Biserkon – që është një kritiket më të artikuluara të regjimit të Beogradit – ajo e ka të qartë se ky i fundit bënë çmos në pengimin e konsolidimit të sovranitetit të tërësishëm shtetëror të Kosovës.

Vuçiq ende po luan, dhe kjo do të jetë krejt në kurriz të serbëve në veri”.

Kosova ka shumë arsye që të jetë e shqetësuar për këto zhvillime, së pari me sjelljen e Vuçiqit që njëherë u bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje pastaj për tërheqje. Duhet të kenë zgjidhje më me imagjinatë dhe të shohin si të dalin nga ky bojkton për referendum”.

Në lidhje me horizonin ditë e më të premtues që Kosova përfundimisht të anëtarësohen në Këshillin e Evropës, ajo vëren “destruktivitetin dhe obstruktivitetin” e Beogradit.

(Beogradi dëshironë) vonesën e anëtarësimit të Kosovës, e cila megjithatë dikur do të ndodhë, dhe që është e rëndësishme të ndodh ato, sepse aty hapet rruga e trajtimit të serbëve të veriut si qytetarë të vet, gjë që deri tash nuk ishte e mundur për shkak se Serbia kishte kontroll mbi ta”.

E pikërisht këtu po godet Vuçiqi, sepse duke e ditur se çfarë po arrihet me këtë rekomandim të Bakoyanis. Prandaj është e rëndësishme që Kosvoa të shohë zgjidhje tjera se si t’i ngrejë serbët në veri të marrin pjesë në zgjedhje në veri”, vahzon ajo.

Dhe të paturit serbët e veriut pjesë e institucioneve është njëra nga kushtet për anëtarësim në KiE, dhe Beogradi këtu provon ta vonojë me destruksion dhe obstruksion”, konkludon Sonja Biserko në një bisedë me Nacionalen.