Market Florenti
02LAJME

PDK e zgjodhi kryesuesen e Kuvendit me votat e 3 anëtarëve të LDK dhe 2 të VV që s’i përfillën partitë e tyre

Partia Demokratike e Kosovës arriti ta zgjedhë kryesuesen e Kuvendit Komunal me ndihmën e tre anëtarëve nga LDK dhe dy të tjerëve nga VV, shkruan Mitropol.

Këta emra ishin në mesin e anëtarëve që s’i përfillën qëndrimet e partive të tyre për bojkot të seancës.

Medi

Nga LDK të pranishëm ishin Behar Duraku, Agron Perçuku, ish Drejtor i Inspeksionit dhe Alban Bajrami, ish Shef i Kabinetit të Xhafer Tahirit.

Nga LVV ishin të pranishëm Ali Januzi, si kryesues i seancës si anëtari më i vjetër dhe Nyrten Çerkezi Gjyshinca.

18 anëtarë të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë kanë votuar për, ndërsa 1 ka abstenuar për zgjedhjen e Melihate Basholli Latifit për kryesuese të Kuvendit./Mitropol/

Premium Store