Active 2
LAJME

Peci del në veri

Ministri mitrovicas i Bujqësisë, Faton Peci doli sot në veri të Mitrovicës në lagjen “Kroi i Vitakut” të banuar me shumicë shqiptare me veshje në setër dhe kravatë ani pse e shtuna është ditë pushimi në ministri, shkruan “Mitropol”.

Ai pozoi para truallit të shtëpisë së gjyshit të tij, pranë shtëpisë së rrënuar të profesorit të ndjerë, Latif Berishës.

Aurora Group

Tash si për të lajkatuar pak karshi publikut, Peci me një doze patriotizmi është shprehur se do ta ndërtojnë sërish shtëpinë në veri.

Kujtojmë se veriu vazhdon të popullohet nga Qeveria e Serbisë me serbët që po vijnë nga gjithandej Serbia dhe Bosnja të cilëve po u jipen prona falas për të jetuar në veri edhe nën pushtetin e Qeverisë Kurti që dikur thoshte se do ta ndalë këtë praktikë të Serbisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës.

Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë!

Premium Store