Aurora Group
KOSOVËLAJME

Pëlcet gypi i ujit, Dobërlluka mbetet sot pa ujë, nesër pa ujë mbesin edhe disa zona të tjera të Vushtrrisë

 

Ujësjellësi Rajonal ka njoftuar se, “për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues, fshati Doberllukë ka mbetur pa ujë të pijes. Furnizimi pritet të rikthehet nesër pas përfundimit të punimeve”.

Weelnes

Po ashtu nga Ujësjellësi kanë bërë të ditur se, “më 3 shtator 2025, nga ora 09:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Balicë, për shkak të punimeve të paralajmëruara nga KESCO, në Largpërçuesin 10 kV, pronë e Ibër-Lepencit.

Si pasojë, mund të ketë ndërprerje në furnizimin me ujë në zona të ndryshme , megjithëse janë bërë përgatitje për të siguruar rezerva të mjaftueshme të ujit të pijshëm në rezervuarët tanë. Lusim konsumatorët që gjatë kësaj periudhe ta përdorin ujin në mënyrë sa më të arsyeshme, në mënyrë që mungesa e mundshme të ndihet sa më pak”.

Premium Store