
Dje e dorëzoi ditarin për herë të fundit një nga mësimdhënësit më të dalluar e më të dashur në Mitrovicë, Sadri Hasani, njofton Mitropol.
Hasani që dje mbushi 65 vite jetë ishte arsimtar i Gjuhës Angleze në Shkollën Fillore “Eqrem Çabej”.
Ai përcolli gjenerata të shumta duke qenë mësimdhënës i përkushtuar e me shumë merita.
Për përcjelljen e kujdestarit të tyre në pension u organizua klasa e tij, klasa 9/2, të cilët i bënë befasi arsimtarit Hasani.
Arsimtari i kanë dëshiruar shëndet dhe gëzime dhe e kanë falënderuar edhe prindërit e nxënësve, duke theksuar se ai u qëndroi pranë në çdo hap.
Drejtori i “Mitropol”, Urall Boshnjaku uron gjithashtu arsimtarin e tij të shkollës fillore, Sadri Hasanin, duke i uruar jetë të gjatë e pensionim të shëndetshëm./Mitropol/








