Active 2
02SHNETA

Pensionohet infermierja shumëvjeçare e QKMF-së, Nezahate Haxhikadriu

Sot në amfiteatrin e QKMF-së u mbajt një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të infermieres Nezahate Haxhikadriu , udhëheqëse e Shërbimit të Higjienës në QKMF.

Në ceremoninë mori pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, Fahri Shabani i cili pasi i uroi ditëlindjen dhe pensionimin znj Kadriu e falenderoi për punën dhe kontributin 46 vjeqar në shëndetësinë e Mitrovicës shtoi se ai një infermiere e përkushtuar Nezahate vullnetarisht e kishte marrë përsipër udhëheqjen dhe menaxhimin e Shërbimit të Higjienës në QKMF dhe qendrat tjera shëndetsore të Kujdesit Parësor Shëndetsor të Mitrovicës.

Weelnes

Drejtori i QKMF-së Fevzi Sylejmani vlerësoi lart punën dhe kontributin Nezahate Haxhikadriu në QKMF.

Ndërsa kryeinfermierja e QKMF-së Meleke Morina evokoi shumë kujtime gjatë punës dhe karrierës së Kadriu në QKMF.

Nezahate Kadriu u nderua me mirënjohje nga Drejtoria Komunale për Shëndetësi për punën dhe kontributin e saj në shëndetësinë primare. Mirënjohjen ia dorëzoi Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Fahri Shabani .

Infermierja Nezahate Haxhikadriu falenderoi të gjithë kolegët dhe menaxmentin për organizimin e kësaj ceremonie por edhe për bashkëpunimin dhe kolegialitetin e vazhdueshëm.

Koha