
Dikur Kryetari i qytetit të Mitrovicës, Avni Kastrati, është pensionuar nga politika, shkruan Mitropol.
Kastrati që udhëheqi Mitrovicën në vitet 2009-2013 i ka dhënë fund karrierës politike pas shumë angazhimeve dhe kontributeve në të mirë të vendit.
Pensionimin z. Kastrati, ia ka uruar Arben Dashevci i cili përmes një postimi në rrjetin social e ka vlerësuar lart figurën e Kastratit.
Postimi i plotë:
Urime pensionimi baca Avni.
Ti njeri i mirë dhe me vlera të shkëlqyeshme njerëzore.
Po shkruaj si njeri i thjeshtë për ty, prej.zemre.
Faleminderit për vlerësimet e tua,për përkahrjen morale për mua,
Nuk ka me të haruar kurr,as.fjalët e tua PËRPARA ARBEN MOS U NDAL ARBEN.
Baca Avni unë tek kam filluar në aspektin shkencorë dhe.ndalje më nuk ka.
Urime pensionimi Baca Avni.
Shëndet dhe gëzime të dëshiroj shummm.
ARBENI.







