Medi
02SHNETA

Pensionohet motra medicinale Fetie Mlinaku-Maloku, e dalluar për afërsinë dhe sjelljen me pacientët

Motra medicinale Fetie Mlinaku Maloku i ka dhënë fund punës së saj pasi ajo tashmë ka arritur moshën e pensionit, shkruan “Mitropol”.

Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të komunitetit, ajo ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e shëndetësisë.

Weelnes

Motra Fetie Mlinaku Maloku vlerësohet si një prej njerëzve të dashur dhe të kujdesshëm pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve, duke punuar me vullnet e pasion punën e saj.

Në shërbimin e saj të palodhur për të ndihmuar pacientët e saj, ajo u ka ndihmuar mijëra, njerëzve.

Mlinaku Maloku ka shërbyer edhe si një burim frymëzimi dhe motivimi për kolegët e saj të mjekësisë. Me një reputacion të ndërtuar mbi bazën e meritave, ajo ka qenë një shembull i vërtetë për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e mjekësisë.

Familja dhe kolegët e kanë uruar atë me rastin e pensionimit duke i uruar shëndet dhe jëtë të gjatë./Mitropol/

Koha