Medi
02LAJME

Për nder të muajit të Ramazanit, Komuna e Skënderaj dhe KBI- Skënderaj shpërndajnë 200 pako ushqimore

 

Në prag të fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, sot Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, kanë filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet që kanë vështirësi financiare dhe kushte jo të mira.

Market Florenti

Drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka thënë se ky aktivitet po zhvillohet pak ditë para fillimit të Ramazanit.

Kjo mbështetje sipas drejtoreshes do të lehtësojë sadopak gjendjen e familjeve që nuk kanë gjendje të mirë ekonomike.

Mbështetja përfshinë nga një pako për 200 familje, ku secila prej tyre përmban gjëra ushqimore në vlerë prej 100 eurove.

Drejtoresha Hasani-Ibrahimi ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame, për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Komunën e Skenderajt, duke u dal në ndihmë kategorive të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Premium Store