Aurora Group
02LAJME

Për nderë të ditës së shkollës gjimnazi ‘Frang Bardhi’ nuk mban mësim, mungon njoftimi zyrtar

Për përvjetore të ndryshme shpesh organizohen programe, turnire dhe festa e me raste as nuk punohet e mbahet mësim.

Kështu sot, për ditën e themelimit të gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë nuk është mbajtur mësim, e për këtë ditë pushimi nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar, siç ka ndodhur në vitet paraprake, raporton ‘Mitropol’.

Medi

Disa nxënës janë njoftuar pjesërisht nga mësimdhënësit e tyre se sot nuk do mbahet mësim, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë shkuar për të mbajtur mësim por dera e shkollës është gjetur e mbyllur.

Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle kanë shprehur shqetësim në adresë të ‘Mitropol’ mbi këtë situatë, duke kërkuar që parregullsitë e tilla të shqyrtohen nga ana e drejtorisë së këtij institucioni.

Kujtojmë se para disa ditësh, nga ‘Mitropol’ u raportua se nxënësit e gjimnazit ‘Frang Bardhi’ janë obliguar që të pastrojnë klasat e tyre duke humbur dy orë mësimi. Drejtori i kësaj shkolle, Vesel Sahiti nuk ka pranuar të prononcohet rreth kësaj çështjeje./Mitropol

Active