LAJME

Për Vuçiqin s’ekziston marrëveshja me Kosovën: Ishim shumë afër kompromisit, tani s’ka as dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste për mediumin zviceran “Die Weltwoche”, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilit “s’ka marrëveshje me Kosovën”.

Sipas tij, ishte afër një kompromis – por thotë se nuk është arritur. Për këtë fajin ia lë Kosovës.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Nuk e la pa e përmendur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe që thotë të jetë obligim i Kosovës që nga marrëveshja e parë në vitn 2013 në Bruksel.

Tashmë është ndryshe, sipas presidentit serb – s’ka fare dialog. Duke e paraqitur vetën si “politikan progresist”, teksa thotë se është i gatshëm të flas me palën kosovare.

“Duhet një zgjidhje kompromisi, ishim afër. Ata nuk donin të arrihej. Tani jemi larg një zgjidhje kompromisi, as nuk flasim me njëri-tjetrin, megjithëse jemi gati të flasim. Duam të themelojmë Asociacionin, që është obligim që nga marrëveshja e parë, është një situatë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen”, ka deklaruar Vuçiq.

Më tutje, ai ka deklaruar se nuk mund të arrihet në praktikë një version “ku shqiptarët fitojnë gjithçka” e “serbët asgjë”.

“Nuk mund të ketë një zgjidhje të njëanshme, sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka. Askush nuk është budalla në Serbi. Ne e dimë se sa e vështirë është situata, por prandaj insistojmë në një zgjidhje kompromisi”, ka deklaruar Vuçiq.

Shpesh, deklaratat e presidentit serb kanë qenë në kundërthënie me praktikat e tij në rajon.