Active 2
02LAJME

Përçarje në degën e PDK-së në Mitrovicë, Drejtori Valon Brahimi quhet AMATER nga anëtarja e kryesisë së partisë

Duket se përçarjet në degën e PDK-së në Mitrovicë kanë filluar të ndodhin mjaft herët, shkruan Mitropol.

Ende pa kaluar 6 muaj, përçarjet mes anëtarëve po dalin në pah. E shkas për këtë u bë largimi i shitësve ambulant nga prona publike.

Aurora Group

Anëtarja e kryesisë në degën e PDK-së në Mitrovicë ka reaguar me një shkrim për vendimin e Drejtorisë së Inspekcionit për largimin e shitësve ambulant nga prona publike.

Ajo e ka quajtur drejtorin Valon Brahimi si amater i dorës së parë, për shkak të këtij vendimi.

Osmani ka theksuar se përpara se të merrej vendimi ishte dashur të sigurohet mirëqenia e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Shitësit ambulant në Mitrovicë, është e nevojshme ti lirojnë hapësirat publike për dy arsye; nuk i’u lejohet uzurpimi i pronës publike dhe së dyti pengimi i kalimit të lirë të qytetarëve.

Por, a domethanë kjo që atyre duhet të ju ndalohet puna për bukën e gojës?

Detyrimisht jo, gabim në hapa i hatashëm i drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë. Amater i dorës së parë drejtori në fjalë. Para se të ndërmirrën këso aksione, pushteti lokal është i obliguar të mendoj për mirëqenien qytetare dhe të ardhurat e tyre. Ofrimi i hapësirave adekuate për shitësit ambulant është jetësor për ta dhe familjet e tyre. Nuk mendohet me kokën bosh e dorën e çelikt nga karriga akomoduese, e të tjerët në të ftohtë me ca pemë e perime përpara gjithë ditën për mbajtjen e familjes.

Ofro zgjidhje, para ndalesave!

eKiosk