Medi
LAJME

Përfaqësues të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik vizitojnë impiantin e përpunimit të ujit në “KRU Mitrovica”


Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e QRSHP-së, Dr.Teuta Fejza dhe Dr. Donjet Bislimi kanë vizituar impiantin e përpunimit të ujit në KRU “Mitrovica”, shkruan Mitropol.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm.

Ndërkaq, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet të dy institucioneve janë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, të cilat kanë qëllim kryesor mbrojtjen e shëndetit të popullatës së rajonit.

Premium Store