Pellini
02LAJME

Përfaqësuesit e MASHTI-t dhe Policisë së Kosovës mbajnë ligjerat mbi “Trafikimin e qenieve njerëzore” me nxënësit mitrovicas

Dje, me datë 19 nëntor përfaqësuesit e MASHTI dhe Policisë së Kosovës, mbajtën një ligjeratë vetëdijësuese në gjimnazin “Frang Bardhi”, shkruan Mitropol.

Në këtë ligjeratë pjesmarrës ishin nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi”, ku patën mundësi të dëgjonin ligjëruesit duke dhënë informacione mbi “Trafikimin e qenieve njerëzore”.

Tripika

Aktiviteti u zhvillua në amfiteatrin e shkollës, ndërsa nxënësit u shprehen të kënaqur me realizimin e aktiviteteve të tilla.

Postimi nga gjimnazi “Frang Bardhi”:

Dje, më 19.11.2021, në shkollën tonë, zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe nga Policia e Kosovës mbajtën një ligjëratë informuese dhe vetëdijësuese me temën: Trafikimi i qenieve njerëzore.

Ligjërata e zhvilluar në formë bashkëbisedimi me nxënësit, jo vetëm që ishte dobiprurëse por ishte edhe atraktive.
Nxënësit tanë si gjithmonë treguan që kanë pjekuri, dituri e kulturë në nivel bukur të lartë.

Poashtu nga Ministria e Arsimit dhe Policia e Kosovës, u shpërndanë mjete shkollore esenciale për shumicën e nxënësve tanë, e jo vetëm për nxënësit që ishin të pranishëm në ligjëratë.
Falenderojmë shumë Ministrinë e Arsimit dhe Policinë e Kosovës për organizimin e kësaj ligjërate me këtë temë mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme për aktualitetin në shoqërinë tonë dhe vendin ku jetojmë.

Weelnes