Aurora Group
LAJME

Përfundon me sukses “Bistrica Summer Camp 2025”



Me pjesëmarrjen e 43 anëtarëve dhe kontribuesve, “Bistrica Summer Camp 2025” i organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça u zhvillua me sukses gjatë datave 1–3 gusht, shkruan Mitropol.

Aktiviteti solli momente të pasura shoqërimi në natyrë dhe bashkëpunimi mes pjesëmarrësve.

Organizatori Gzim Ferati ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuesit, në veçanti për anëtarët që ndihmuan në logjistikë, ushqim dhe transport, si dhe për bashkëpunëtorët e jashtëm Reshat Dedia e Bujar Istrefi për mbështetjen e tyre të çmuar.

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça vazhdon të jetë një shembull frymëzimi në promovimin e aktiviteteve në natyrë dhe bashkësisë.

Premium Store