
Tash e katër netë në Mitrovicë janë mbajtur netët e “Mitrovica guitar days”, të cilat i kanë shtuar atmosferën e ngrohtë qytetit, shkruan Mitropol.
Mbrëmjen e sontme ishte nata e fundit e “Mitrovica guitar days”, ku performuan artistët nga Turqia, Aysegul Aykac dhe Efgan Rende.
Nga 19:30 deri në ora 21:00 ata performuan plot 10 këngë të bukura turke.
Mbrëmja muzikore u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ku përveç qytetarëve mitrovicas, pati edhe qytetarë të shumtë nga Vushtrria e Prizreni.
Ndër mbështetësit e këtij organizimi ishte edhe instituti “Yunus Emre Enstitusu”.








