Aurora Group
KOSOVËLAJME

Përfundon takimi mes Kurtit dhe pesë emisarëve, Lajçak sjellë detaje

Ka përfunduar takimi mes pesë të dërguarve ndërkombëtarë dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se në takim është diskutuar propozimi për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Dukato 1

Kurti priti sot në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vizita e emisarëve ndërkombëtarë do të vazhdojë sot pasdite edhe në Serbi.

Në të dyja vendet, ata synojnë të përgatisin terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.

Dukato 1