
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njofton se të martën ka përfunduar tërheqjen e pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës.
Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
“Sipas të dhënave të evidentuara nga ky proces, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka njoftuar KQZ.
Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas.








