
Një përleshje ka ndodhur mes disa personave më lokalin e “Elan Petrol” në Pestovë të Vushtrrisë gjatë ditës së sotme.
Në të janë përfshirë 3 persona të cilët janë dërguar në stacion policor.
Rastin për “Mitropol” e ka konfirmuar edhe Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës.
Në vend të ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe është konfiskuar një armë e shkurtër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave në lidhje me këtë rast”, tha Zahiti për “Mitropol”.








