Aurora Group
LAJME

Përleshje në një restorant në Drenas, theret me thikë në kokë një 22-vjeçar

Një 22-vjeçar me iniciale A.XH është plagosur me thikë pas një përleshje në restorant “Bulevard” në Drenas. 

Demokracia.com nga burime brenda Stacionit të Policisë në Drenas ka mësuar se 22-vjçari është dërguar për në QKUK.

Premium Store

A.XH është therur prapa kokës me thikë.

Sipas këtyre burimeve policia e ka shoqëruar për në stacion të implikuarin në këtë rast A.SH, i cili ka konfirmuar se personi i dyshuar për këtë është I.B nga Skenderaj, i cili po voziste një veturë Audi A3.

Demokracia.com ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Koha