Active 2
02LAJME

Personi që dyshohet se i dha fund jetës në Veri ishte 47 vjeç

Një person dyshohet se i dha fund jetës së tij gjatë natës së mbrëmshme, në veri të vendit, konrektisht në Zubin Potok, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.

Lajmin për “Mitropol” e kishte konfirmuar edhezëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës – Veri, Besim Hoti.

London

Ai tha se policia nuk mund ta percaktonte rastin si vetëvrasje , por si vdekje të dyshimtë, me elemente të mundshme të vetëvrasjes, për çka hetuesit kishin dalur për hetim të situatës në terren.

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se viktima është një 47-vjeçar nga Zubin Potoku.

Siç mëson portali, vetëvrasja dyshohet të kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30./Mitropol/

Dukato 1