Personi që mashtroi familjen e Alketa Ferizit dyshohet se tentoi t’i vjedhë edhe paratë e 2 vjeçarit të ndjerë nga Mitrovica

Prindërit e Alketa Istrefit, 14 vjeçares mitrovicase e cila vuan nga sëmundjet në zemër, mëlçi e mushkëri kishin nevojë për një shumë të madhe parashë për shërim të vajzës në Turqi.
Dhimbja që po përjetonin vetëm sa rritej, deri në ditën kur dikush u bë “hero” i cili u premtoi se do t’ua dërgonte vajzën për shërim në Francë dhe i bëri qyl, duke ua vjedhur rreth 7 mijë euro, me arsyetimin se do ua rregullonte dokumentacionin e vajzës.
Çifti nga Mitrovica dyshohet se u mashtruan nga Edon Bytyqi. Edon Bytyqi dhe Arsim Lumi u arrestuan dje në Fushë Kosovë, si të dyshuar për këtë rast të mashtrimit.
Por veç familjes së Alketës, Mitropol mëson se dyshohet se të njejtit kanë tentuar t’ia vjedhin paratë e shërimit edhe 2 vjeçarit Ali Kamberi, të birit tashmë të ndjerë të Zejnullah Kamberit (Zekit) nga Mitrovica.
Zeki tregoi se dyshon se i njejti person tentoi ta mashtrojë edhe atë për ta braktisur shërimin e djalit në Spitalin Turk dhe për t’ia rregulluar dokumentacionin për Francë, duke iu paraqitur me emrin Nard ne Viber dhe WhatsApp.
“Pershendetje per gjith lexuesit e ksaj faqeje e posaqerisht te rastit ne fjale. Personi ne fjale me ka kontaktuar edhe mua shum here per te braktisur spitalin turk e per te me rregulluar dokumentacionin per france me qe asaj kohe isha ne Turki sbashku me bashkshorten dhe te birin tim tashme te ndjer. Fatmirsisht nuk paskam ra ne gracken e tij. Allahu i madherishem mbron njerzit e drejte se ndoshta me kish ndodh edhe mua e njejta gie. Lus te glith lexuesit qe te provojne te identifikoine nje nr kontaktues +38263445307 me qe nga momenti qe me ka vdek i biri.….une duke u ballafaqu me lajmin per vdekjen e te birit kam marr telefonat stresuese presionuese prej ketij nr me emrin Nard ne viber dhe whats’up. Ndoshta eshte i njejti person me qe as organet e drejtesis sjon
tu mujt me zbulu”, ka shkruar Zeki në lajmin e Mitropol.

Ai u ka bërë thirrje edhe organeve të drejtësisë për zbrdhjen e rastit./Mitropol/








