Aurora Group
LAJME

Përurohet Shtëpia e re e komunitetit në Stroc

 

Banorët e fshatit Stroc të Komunës së Vushtrrisë tashmë kanë një hapësirë të re për aktivitete komunitare, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Sot, në prani të kryetarit të komunës, Ferit Idrizi, u bë përurimi i Shtëpisë së Re të Komunitetit – një projekt i shumëpritur nga banorët lokalë.

“Ky projekt i munguar tashmë do të jetë edhe adresë e re për banorët e këtij fshati, e ne jemi të lumtur që e kemi jetësuar së bashku,” tha Idrizi në postimin e tij.

Shtëpia e Komunitetit pritet të shërbejë si qendër për mbledhje, aktivitete kulturore dhe shërbime të ndryshme për banorët e zonës, duke forcuar më tej bashkëpunimin dhe jetën sociale në fshat.

Pellini