Peshakatari mitrovicas Arif Kadriu reagon pas deklaratës së rojës se mund të ketë kabllo të rrymës në Ujman

Gjatë ditës së djeshme, Mitropol kishte raportuar rreth një deklarate nga një rojë, i cili kishte pretenduar se në Ujman ka kabllo të rrezikshme të rrymës.
Rreth rastit ka reaguar edhe peshkatari nga Mitrovica, Arif Kadriu.
Kadriu ka thënë se ky lajm është plotësisht i pavërtetë, dhe se vetëm ka për synim që të përhapë frikë tek qytetarët.
Sipas tij, e vetmja gjë e rrezikshme është hedhja nga ura e Ujmanit, që duhet shmangur për shkak të thellësisë dhe rreziqeve të tjera natyrore.
“Mos të lejojmë që frikësimi dhe shpifjet të dëmtojnë lidhjen tonë me natyrën dhe pasuritë ujore që i kemi për zemër!”, ka shkruar tutje Kadriu./Mitropol/







